Kryeministri Edi Rama deklaroi se kontrata me kompaninë Pfizer për të siguruar vaksinat antiCovid është e mbrojtur nga sekreti tregtar dhe nuk do të bëhet publike.

“Kontrata me Pfizerin është e mbrojtur në të gjithë botën nga sekreti tregtar, nuk bëhet publike përtej dëshirës sime”, tha Rama.

Rama tha se pati dëshirë që ta bëjë publike kontratën, por aty është vendosur klauzola e sekretit tregtar. Sipas kreut të qeverisë ,asnjë vend i BE-së nuk e ka bërë publike kontratën me Pfizer.  

Ishte dëshira ime që ta bëj publike, s’ka asnjë gjë sa më takn për të fshehur, por kontratat janë kontrata dhe klauzola e sekretit tregtar është aty. Nëse gjeni një vend të BE-së apo cilido tjetër që do e bëjë publike ne do jemi të dytët që do e bëjmë”, tha Rama.