Ish-deputeti Mark Marku, i cili nga sot mban detyrën e drejtuesi politik të PD-së për Lezhën, i ka kthyer një përgjigje reagimit ironik të kryeministrit Edi Rama, sapo ky i fundit u informua për postin e pedagogut.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, Marku tha se nuk i bën përshtypje reagimi i Ramës, ndërsa theksoi se nuk i vinte mirë nga reagimi i tij. Ai sqaroi ndër të tjera se pse ishte nxehur me Musa Ulqinin.

“Me thënë të drejtën nuk më bën përshtypje. Kryeministrin e njohim, gallata di të bëj. E kujtoj atë rast. Normalisht s’më vjen mirë që e kam bërë. Por jam njeri, kam emocione. Edhe Papa Francesku në një moment kur ishte që një gruaje i gjuajti pak. Unë kisha një shishe në dorë. Debati se pse isha i irrituar me Musa Ulqinin ishte se po diskutohej ligji për mediat ‘Antishpifja’. Situata ishte kritike. Unë bashkë me aktorë të tjerë po kundërshtonim iniciativën për të kontrolluar portalet, mediat. Musa Ulqini praktikisht po mbronte atë ligj. Ai ligj u rrëzua, pasi erdhi vlerësimi dhe nga Komisioni i Venecias. Se kuptoja se si i njëjti person, Ulqini, që kishte qenë gazetar, që kishte qenë pjesë e asaj iniciative dhe po tentonte të bënte atë gjë. Se mendoj si moment të mirë, por jam njeri, si të gjithë kur nxehen. E kam bërë se kisha këtë ndjenjë. Ai kishte celularin dhe sa herë flisja unë, merrte urdhër që mos të ndërhynte që të flisja unë. Unë kurrë se bëj këtë gjë, dhe skam për të marrë urdhra. Ai fliste kot, si gjithmonë se nuk shqyhet se thotë diçka. E bënte këtë në mënyrë të strukturuar.”, tha Marku.