Edhe sot, kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook grafikun me kurbën e koronavirusit, ku Shqipëria renditet në vendet e fundit në rajon sa i përket numrit të infektuarave dhe viktimave nga COVID-19.

Grafikun Rama e ka shoqeruar edhe me nje apel per qytetaret, ku thekson se nuk duhet hequr dorë nga kjo rezistencë.

“Kurba e përditësuar sot, me ndihmën e Zotit dhe rezistencën e madhe të të gjithëve ju, ne do t’ia dalim po nuk lëshuam asnjë centimetër vijën tonë të hekurt të mbrojtjes”, shkruan Rama.