Rama publikon projektin e Teatrit të Ri: Ju siguroj që nesër do të ketë pëlqimin e të gjithëve!

18/05/2020 - 07:34

Kryeministri Edi Rama e nis këtë të hënë me një mesazh për Teatrin Kombëtar, një ditë pas shembjes së tij dhe tensioneve të forta të krijuara mes policisë dhe artistëve e opozitës.

Teksa publikon fotot e projektit të ri, Rama shkruan në “Facebook” se “Teatri i ri Kombëtar do të ketë nesër pëlqimin e të gjithëve, qoftë të të shumtëve që kërkojnë sot dhe qoftë të të paktëve që sot nuk shohin më larg se dje…”.

Mesazhi i plotë:

MIRËMËNGJES me projekt-idenë e Teatrit të Ri Kombëtar, konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels

Duke ju uruar një javë të mbarë, dua gjithashtu t’ju siguroj se Teatri i ri Kombëtar do të ketë nesër pëlqimin e të gjithëve, qoftë të të shumtëve që kërkojnë sot dhe qoftë të të paktëve që sot nuk shohin më larg se dje...

Përvoja na mësoi se ashtu si me vepra të tjera publike, të përbaltuara e masakruara pa nisur akoma puna, nga të njëjtët ngatërrestarë profesionistë, edhe për këtë projekt të vonuar me dhjetra e dhjetra vite, do të flasë vetë vepra e përfunduar, e cila do t'i japë komunitetit teatror skenën dinjitoze kombëtare që nuk e pati kurrë; publikut shqiptar Teatrin Kombëtar që nuk u ndërtua kurrë; Tiranës e Shqipërisë së gjeneratave të tjera, një tjetër destinacion kulturor të përmasave europiane në çdo aspekt

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vlerësuar karateistin nga Kosova Enver Cakiqi me titullin “Mjeshtër i madh”.

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka hedhur akuza ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke thë

*Rrëfimi i veçantë/ Taulant Balla tregon si u njoh me bashkëshorten që vinte nga një familje e persekutuar

Partia Demokratike Dega Durrës ka organizuar si asnjëherë më parë diskutime më të gjithë departamentet e saj.

Partia Demokratike ngre shqetësimin se banorët e zonës së Zall Herit, vetëm pak kilometra larg nga Tirana, vuajnë nga kushtet e infrastru

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë pranë detit, pikërisht në Vlorë.

Kreu i FRPD Durrës, Artion Barjamaj ka publikuar dy foto nga përmbytja e shëtitores “Taulantia", me një vit diferencë njëra me tjetrën.

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma, me anë të një statusi në “Facebook”, ka reaguar ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pasi ky i

Pas publikimit të përgjimeve të organizatës kriminale “Ndrangheta”, Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe k

Drejtuesi politik i qarkut Durrës, Edi Paloka është takuar sot me drejtues të grupseksioneve të zonës së Rrashbullit.