Kryeministri Edi Rama e nis ditën e sotme me një video-mesazh të goditur për situatën e krijuar nga koronavirusi.

Kreu i qeverisë publikon një këngë që artistët kanë bërë si dhuratë shpirtërore në këtë kohë të mallkuar.

“MIRËMËNGJES me një këngë që bashkon dhe artistët të cilët bujarisht na kanë bërë këtë dhuratë shpirtërore, kaq të goditur në këtë kohë të mallkuar, të cilën vetëm me forcën e shpirtit shqiptar do ta kalojmë”, shkruan Rama.