Kryeministri Edi Rama u ka uruar një mëngjes të mirë qytetarëve me një video të rrallë të relaizuar në periudhën e komunizmit, në vitet ’60.

 “Këto pamje janë sjellë përmes një dokumentari belg. “Mirëmëngjes, dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të rralla të Shqipërisë së viteve ’60, sjellë përmes një dokumentari të veçantë belg,” shkruan Rama në Facebook.

Megjithatë nuk munguan as kritikat ndaj kryeministrit si në çdo postim të tij. “Ishim me mir kur ishim me keq zoti kryeminister me sa duket .klasa politike e lindur mbas viteve te errta te diktatures nuk beri nuk prodhoj asgje per te permisuar jeten e nje populli te vuajtur te denegjeruar nder vite,” shprehet një prej komentuesve.