Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga puna në kantierin e ndërtimit të aeroportit që po ndërtohet në Kukës.

Kreu i qeverisë thekson se puna për ndërtimin e aeroportit vazhdon ndërsa videon e shoqëron me muzikë popullore.

“MIRËMËNGJES dhe me punën që vazhdon për përfundimin e Aeroportit të Ri Ndërkombëtar në Kukës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.