Rama publikon videon si aplikohet për lejen për pazar: Jeta nuk na jepet dy herë

28/03/2020 - 11:14

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot përmes një postimi në Facebook lidhur me masat shtrënguese ndaj koronavirusit.

Rama thekson se nga e hëna në zonat urbane kush del për pazar pa autorizim shkel ligjin dhe ndëshkohet! Ndër të tjera Rama ka postuar edhe një video udhëzuese se si aplikohet për të marrë lejen.

Postimi i plotë:

Unë ju kërkoj ndjesë 1000 herë të gjithëve dhe ua bëj hallall sharjet e mallkimet atyre që nuk duan të shohin, nuk duan të dëgjojnë, nuk duan të kuptojnë se kur edhe vendet më të fuqishme të planetit, po numërojnë qindra e qindra të vdekur në ditë, ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër nga SHTRËNGIMI I MASAVE DHE UNITETI KOMBËTAR për të dalë nga kjo luftë pa një mal me mijëra të vdekur në fund! Të gjitha rregullohen, por JETA NUK NA JEPET DY HERË dhe vuajtjet të gjitha harrohen, po TË VDEKURIT NUK RINGJALLEN MË kur na vijnë mendtë! Prandaj me hir ose pahir, të gjithë duhet dhe do bëjmë durim, KJO LUFTË NUK FITOHET NDRYSHE!

Nga e hëna në ZONAT URBANE, kush del për pazar pa autorizim shkel ligjin dhe ndëshkohet! Ky autorizim nuk duhet për ata që shkojnë në punë, të cilët do të vazhdojnë të lëvizin njësoj si më parë me autorizimet që disponojnë.

NDIQNI VIDEON PËR TË MËSUAR APLIKIMIN E LEJES PËR DALJE PËR PAZAR! APLIKIMI BËHET NGA E DIELA DHE ZBATIMI NIS TË HËNËN!

KUR APLIKONI ME www.e-albania.al/ APROVIMI JU VJEN MENJËHERË NDËRSA ME SMS NË NUMRIN 55155 PËRGJIGJA VJEN PAS 24 ORËSH!

LEJE MUND TË MARRË VETËM NJË PERSON I FAMILJES PËR NEVOJAT MË BAZIKE SI USHQIMET DHE ILAÇET! KALIMI I AFATIT NJË ORËSH NUK DO TË GJOBITET, AI VLEN PËR TË ANALIZUAR FLUKSET E LËVIZJES GJATË FASHËS ORARE!

PENSIONISTËT NUK MUND TË APLIKOJNË, SEPSE NUK DUHET TË LËVIZIN NGA SHTËPIA DHE ATA QË JANË TË VETMUAR DO T'I NDIHMOJMË NE!

*Ju lutem mos e harroni se nëse shifrat nuk po bëhen alarmante, kjo është vetëm falë masave që kemi marrë dhe respektimit të tyre nga 99% e njerëzve të këtij vendi! Eksperienca e botës tregon qartë se vendet ku masat janë marrë vonë apo nuk respektohen fort, vdekshmëria është alarmante, spitalet shkojnë në kolaps dhe lufta bëhet rraskapitëse në çdo drejtim!

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deputeti Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në tryezën për reformën zgjedhore deklaroi se palët kanë rënë dakord për voti

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Opinion”, ka hedhur akuza ndaj mazhorancës.

Ka përfunduar rreth orës 21:00 tryeza për reformën zgjedhore, ku në mbylljes të saj, përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi u shpreh se sot ë

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar duke përfituar nga pandemia, për të grabitur

Deputetja Rudina Hajdari ka depozituar në Kuvend një projekt-ligj në lidhje me referendumet.

Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një psotimi në Twitter shprehet se kriza e thellë ekonomike dhe papunësia në Shqipëri, do marrin zgjidh

Ministri Arben Ahmetaj tha se vendi po shkon drejtë një hapje graduale, pas bllokimit nga koronavirusi, ndërsa ka sqaruar edhe paketën e

Kryeministri Edi Rama njofton se kësti i kredive do të shtyhet edhe me tre muaj për t'u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që janë prekur n

Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveva Ruiz Calav

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar edhe njëherë bizneset që të aplikojnë për pagën e luftës për punonjësit, pasi në të kundërt do të