Edi Rama ndodhet në jug të vendit me pushime, i shoqëruar nga Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç.

Dy liderët janë të shoqëruar me familjet. Rama po qëndron këto ditë në vilën qeveritare në Dhërmi. Kryeministri dhe Presidenti Milanoviç sot kanë qenë edhe në Gjirokastër. Aty vizituan kalanë, shtepinë e Ismail Kadaresë dhe pazarin.

Zoran Milanoviç njihet për miqësinë me Edi Ramën. Presidenti ka qenë për një periudhë edhe këshilltar i Edi Ramës për Integrimin.