Rama: Rroga që do forcojë sigurinë e të gjithëve

15/12/2013 - 22:35

15 dhjetor 2013- Ne nje postim ne Facebook kryeministri Edi Rama shpreh bindejn se me rritjen e pagave per punonjësit e Policisë së Shtetit eshte bere nje hap i domosdoshem per te garantuar standarte me te larta te ushtrimit te detyres per te gjithe efektivet. Ne faqen e tij Kryeministri  ka postuar fjalen e ministrit Tahiri i cili shprehet se me kete rritje page  punonjësve të Policisë së Shtetit i kthehet nderi dhe rriten kapacitet e tyre për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin  duke bërë ç’është e mundur për të shkëputur një herë e mirë çdo lidhje potenciale të botës së errët të krimit me çdo strukturë të Policisë së Shtetit. 

Postimi i plote

Një nga përgjigjet e forta të buxhetit tonë të parë kundër krizës së shumanshme që trashëgojmë është rritja e lartë e rrogës së policit të terrenit. Për më shumë vlen të lexohet qëndrimi i sotëm i ministrit tonë të brendshëm për këtë rritje që do të rrisë sigurinë për individin e pronën, për shoqërinë e për sipërmarrjen.

“Jam këtu me drejtorin e Policisë së Shtetit z. Didi për lajme të mira në fakt.
Qeveria dhe Kryeministri Rama dje kanë miratuar paketën më të plotë të mbështetjes financiare dhe buxhetore për Policinë e Shtetit në gjithë historinë e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Kemi buxhetin më të lartë në historinë e Ministrisë së Brendshme dhe rritjen e pagave më të lartë në historinë e Policisë së Shtetit. 
Dje është miratuar rritja e pagës për thuajse 93% të punonjësve të Policisë së Shtetit, ose e thënë ndryshe për 8367 punonjës policie.
Rritja e pagës konsiston në përfitimin që vjen si pasojë e aplikimit të taksës progresive dhe këtu rritja shkon deri në 5% dhe në rritjen buxhetore të pagës për punonjësit e Policisë së Shtetit që shkon nga 15 deri në 20%, që do të thotë rritje e pagës për punonjësit e Policisë së Shtetit në masën 20-25%. 
Dhe kjo për 93% të efektivëve të Policisë së Shtetit. 
E shoqëruar me një vendim që pritet të merret në ditët në vijim lidhur me sigurimin e jetës dhe sigurimin e plotë shëndetësor për të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit, si një masë e domosdoshme për të garantuar standardet më të larta të ushtrimit të detyrës për të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit.
Gjithashtu jemi në bisedime dhe besoj se jemi në rrugën e duhur për të konkluduar përfundimisht, për të garantuar së bashku edhe me Ministrinë e Financave dhe me Qeverinë, mundësinë që Policia e Shtetit të ardhurat që krijon vetë nëpërmjet masave administrative ndaj drejtuesve të automjeteve, t’i administrojë vetë për qëllime të zhvillimit teknologjik dhe infrastrukturor të saj.
Kjo është paketa më e plotë e mbështetjes financiare dhe buxhetore që një qeveri i ka dhënë ndonjëherë në gjithë historinë Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, vetë efektivëve të policisë së Shtetit dhe mundësisë për të garantuar rendin dhe qetësinë publike në vend. 
Sepse rritja e pagave përveç përfitimit personal për secilin prej oficerëve të policisë së shtetit është investimi me madhor që bën kjo qeveri dhe kryeministri Rama për sigurinë publike të qytetarë dhe sipërmarrjes. Është investimi më i madh qeveritar për rritjen e sigurisë publike, përmes rritjes së kapaciteteve financiare dhe buxhetore të Policisë së Shtetit për të garantuar rendit publik, siç është njëkohësisht mundësia më e madhe për investime dhe përmirësime teknologjike në historinë e Policisë së Shtetit.
Së bashku me vendimet në ditët që do vijnë për sigurimin e jetës dhe shëndetit për Poolicinë e Shtetit dhe gjithashtu për garantimin e të ardhurave që gjeneron vetë Policia e Shtetit dhe mundësisë që të përdoren për zhvillime infrastrukturore dhe teknologjike për Policinë e Shtetit unë mund të them se kemi krijuar baza të shëndosha që Policia të shndërrohet vërtet në institucionin modern demokratik europian që kjo qeveri ka premtuar në fillim të mandatit të saj.
Në pemën strukturore të rritjes së pagave siç kemi premtuar në programin qeverisës që në buxhetin e vitit të parë, pra me vendimin e djeshëm të qeverisë, kemi përmubushur më shumë se 60% të premtimit të qeverisë. Siç pa asnjë dyshim, me të gjitha kushtet që po krijojme për punonjësit e Policisë së Shtetit, me të gjitha rezultatet që kemi arritur deri më sot pavarësisht sakrtificave të punonjësve të policisë, pavarësisht mangësive infrastrukturoere e teknologjike, pavarësisht mungesës reale të kushteve minimale të punës për të përmbushur misionin e tyre dhe rezultateve maksimale që kemi arritur gjatë kësaj kohe, nuk kam asnjë dyshim, që siç kemi premtuar në fillim të mandatit për rivendosjen e rendit publik brenda 300 ditëve, ne do të ecim me hapa shumë më të shpejta në këtë drejtim duke ju garantuar qytetarëve barazi përpara ligjit, zbatimin e ligjit dhe luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar, korrupsionit, kriminalitetit në tërësi dhe paligjshmërisë kudo.

Kjo ishte ajo që doja të komunikoja më ju, duke mos e fshehur kënaqësinë edhe timen personale për mbështetjen që Qeveria dhe Kryeministri Rama i japin Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, duke menduar që sakrificat e derisotme të punonjësve të Policisë së Shtetit e kanë merituar plotësisht mbështetjen që Qeveria dhe Kryeministri i japin policisë dhe duke menduar që sot i rikthejmë nderin e punonjësve të Policisë së Shtetit në vend, duke ngritur kapacitet e tyre për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe duke bërë ç’është e mundur për të shkëputur një herë e mirë çdo lidhje potenciale të botës së errët të krimit me çdo strukturë të Policisë së Shtetit. Ky vendim i qeverisë dhe i kryeministrit dje, është parathënia më e mirë e qeverisë për të luftuar pa asnjë kompromis krimin e organizuar dhe korrupsionin në vend.

Faleminderit ! ”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot përmes një postimi në Facebook lidhur me masat shtrënguese ndaj koronavirusit.

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 75-vjetorin e krijimit të Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”.

Kryeministri i vendit Edi Rama, ashtu siç ka bërë në ditët e fundit ka mbajtur një komunikatë me qytetarët, ku ndër të tjera ka folur edh

Ish-deputeti demokrat Enkeled Alibeaj ka reaguar pas lajmit se 17 punëtorë të një fabrike çimentoje në Krujë janë vetëkarantinuar, pasi 2

Kreu i departamentit të pushtetit vendor në PD Durrës, Petro Vokopola, ka denoncuar përmes një statusi në rrjete sociale situatën e rëndë

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka kujtuar sërish kryeministrit Rama që të mbyllë fasoneritë, call center-at dhe fabrikat me numër të madh puno

Kryeministyri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video të avionit "Lasgushi" i cili prej ditësh transporton pajisje mbrojtëse mjekësor

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi pas mbledhjes online të Konferencës së Kryetarëve, se 9 aktet

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar si do funksionojë nga e hëna sistemi i ri i leje-daljeve për të bërë pazar.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se kreu i Ballit Kombëtart, deputetit Adriatik Alimadhi doli pozitiv me koronavirus.