Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të bëjnë rezistencë.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar edhe një grafik të ecurisë së koronavirusit në vend edhe në Europë.

“Rezistencë rezistencë rezistencë. Sa më fort të shtrëngohemi dhe rezistojmë sot, aq më e butë do jetë ngjitja e shigjetës së kuqe, aq më pak viktima e plagë të rënda do te kemi dhe aq më shpejt mund të fillojmë të dalim, pak nga pak, nga ky rrethim i hekurt në mbrojtje“, shkruan Rama.