Rama: Së shpejti nis rruga Shëngjin-Velipojë, rrit ekonominë e punësimin

14/06/2018 - 10:52

Projekti infrastrukturor Shëngjin–Velipojë është një investim strategjik mjaft i rëndësishëm i Qeverisë së Shqipërisë me vlerë 3.8 miliardë lekë. Rruga shkurtohet për 14.8 kilometra dhe mund të përshkohet për 19 minuta.

Kryeministri Edi Rama thekson se ky aks panoramik hap perspektivën e zhvillimit të turizmit elitar, rrit ekonominë e punësimin në krejt zonën.

“MIRËMËNGJES  dhe me këto pamje të projektit të rrugës së shumëpritur turistike prej dekadash, Shëngjin-Velipojë, një aks panoramik që shkurton më shumë se një orë lidhjen mes tyre, hap perspektivën e zhvillimit të turizmit elitar, rrit ekonominë e punësimin në krejt zonën, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama në Facebook krahas pamjeve të kësaj rruge tepër të rëndësishme në veri të vendit.

Nga Porti i Shëngjinit rruga i ngjitet shpatit me një lartësi 100-120 metra mbi nivelin e detit dhe ruan të paprekur plazhin e Shëngjinit, Ranën e Hedhun dhe plazhet e tjera të zones. Më pas lidhet me infrastrukturën e Velipojës.

Kjo rrugë do të bëjë lidhjen e dy qendrave kryesore turistike.

Rruga Shëngjin – Velipojë do të vazhdojë deri në Pulaj në grykëderdhjen e Bunës për të hapur rrugën deri në Ulqin.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo i është përgjigjur Taulant Ballës një lidhje me qëndrimin  e Bashës, i cili sipas tij, ka poro

Deputetja demokrate e Durrësit, Fatbardha Kadiu, ka uruar ish-kolegët pedagogë si dhe studentët, për një të mbarë të vitit të ri akademik

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh në “Facebook” se kryeministri Edi Rama, “siç mbronte dje Tahirin dhe kupolën e

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka bërë thirrje kreut të opozitës, Lulzim Basha, që të tërheqë urdhrin që

Gjatë konferencës për mediat, kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër policin Emiljano Nuhu, i cili denoncoi publikisht se kishte marrë k

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat nga godina e Ministrisë së Brendshme së bashku me drejtuesit e Policisë së Sht

Zgjaten me tre muaj afatet për hetimin e dosjes së ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Pak ditë pasi qeveria dërgoi në parlament projektligjin që mbyll nga 1 janari i 2019-ës të gjitha bastet sportive, Kryeministri ka bërë n

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri publikoi të dielën disa foto duke bërë xhiro me kalë, por këto imazhe nuk kanë kaluar pa marrë vëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri i është përgjigjur ministrit të Brendshëm​ Fatmir Xhafaj pas publikimit të shifrave që ky