Kryeministri Rama ka publikuar mesditën e sotme një postim të shkurtër të shoqëruar me foto për punimet që po kryhen tek shëtitorja “Taulantia” në Durrës.

“Ja edhe kantieri i Rilindjes Urbane, në vijën bregdetare të qytetit të Durrësit, e cila deri sezonin e ardhshëm, do të shndërrohet në një hapësirë publike spektakolare me shetitore e oaze për të gjitha moshat”,- shkruan Rama krahas fotove nga punimet që po kryhen dhe atyre sesi do të jetë në përfundim të punimeve shëtitorja bregdetare.

Punimet kanë filluar rreth dy muaj më parë, ndërkohë që projekti financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Rreth dy javë më parë, PD-ja e Durrësit denoncoi ndotjen ambientale që po krijohet nga hedhja e dherave në det dhe kaosi që krijohet nga kryerja e punimeve në mes të sezonit turistik.