Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra anëtarët e qeverisë në Bordet e Administrimit të Universiteteve. Mësohet se anëtarët e qeverisë në këto borde janë hequr nga detyra.

Bordet e Administrimit të Universiteteve është një nga kërkesat e studentëve, të cilët kërkojnë më shumë përfaqësim për ta.

Ky vendim i qeverisë mendohet të ketë ardhur pas një takimi të Kryeministrit Edi Rama me ministren e Arsimit Lindita Nikolla, e cila u filmua duke dalë nga Kryeministria, por nuk ka një njoftim zyrtar nëse ishte takuar me kreun e qeverisë.