Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e krijuar pas tërmetit të fuqishëm që preku mbrëmjen e kaluar Turqinë lindore.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se është shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike ku pati dhe jetë të humbura.

“Shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike prej një tërmeti të rëndë, ku janë shënuar edhe jetë të humbura! I jemi pranë popullit turk dhe lutemi që Zoti t’u japë autoriteteve të vendit dhe Presidentit @RTErdogan të gjithë forcën për ta përballuar këtë tragjedi.”