Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se shumë shpejt do të nisë vaksinimi masiv në Shqipëri.

Gjatë konferencës me fokus ekonominë, Rama tha se do të arrihet që vendi ynë të ketë një kontratë për marrjen e një sasie të madhe dozash vaksine.

“Unë jam me mish dhe me shpirt i angazhuar së bashku me miqtë e mi. Edhe ne presim të hyjmë në fazën finale të vaksinimit, faza që e zmbraps përfundimisht këtë virus. Me Pfizer siguruam kontratën jashtë radhe, në një kohë që shumë vende të rajonit nuk e kanë, ashtu do arrijmë brenda javës së dytë të marsit të vaksinojmë të gjitha bluzat e bardha dhe shumë shpejt nis vaksinimi masiv, është çështje kohe. Kohë e shkurtër, jo e gjatë. Jemi shumë afër. Më vjen keq që s’po e them fjalën e fundit, por me zor po pres.”