Rama: S'jemi prekur nga koronavisuri, por nga "infodemia", po krijojnë alarm

27/02/2020 - 13:12

Gjatë mbledhjes së Komitetit Kombëtar të Sigurisë, kryeministri Edi Rama tha edhe një herë se Shqipëria nuk është prekur nga Koronavirusi. N

dërsa bëri një përmbledhje të situatës e masave të marra, Rama atakoi mediat, ndërsa tha se me lajme të rreme për disa klikime më shumë, kanë krijuar panik në popullatë.

“Është një virus me shumë të panjohura. E panjohura për origjinën, për rastin konkret dhe këtu sygjeroj të kemi parasysh Italinë, ku vijojnë përpjekjet për pacientin zero, por edhe informacionet e përditësuara nga Kina, tregojnë për dyshime të vazhdueshme lidhur me origjinën e vërtetë. E panjohura tjetër është e panjohura për përhapjen, dihet botërisht që është e shpejtë. Një nga pikëpyetjet, është si ka mundësi vendet në kufi me Kinën nuk kanë asnjë rast të shfaqur. E panjohura tjetër mënyra për luftimin efikas, ende nuk është arritur tek një vaksinë specifike dhe kjo mesa komentohet do të kërkojë akoma kohë. Është e pashmangshme por gjithnjë e më problematike po shoqërohet me atë që OBSH e konsideron një rrezik serioz, "Infodemia", ose epidemia e lajmeve të pakonfirmuara, të rreme, që influencojnë, ka prekur mbarë botën dhe ka prekur edhe Shqipërinë, por siç ndodh shpesh kjo situatë është shfaqur në më shumë se sa një formë. Rendja e ethshme për klikime, që sjell shumëfishimin e titujve që përmbajnë fjalën koronavirus. Sot vendosëm që ta bëjmë këtë mbledhje të hapur për të folur me fakte për situatën, për masat që kemi marrë e do të marrim. Kemi punuar në heshtje për të mos krijuar tensione të rritura artificialisht. Profesionalizmi ka qenë shembullor, e konfirmuar kjo edhe nga OBSH. Më mirë t’u referohemi pikave ku marrim besim se sa pikave ku marrim helmim. Besim në kuptimin e së vërtetës së thjeshtë që si gjithë të tjerat edhe kjo do kalojë. Do e kalojmë së bashku, me kuptim, me përkushtim maksimal nga ana jonë, nga ana e profesionistëve të përfshirë dhe me besim. Më mirë të mbyllni kompjuterët, telefonat dhe të dëgjoni Papa Franceskun, t’i referoheni Biblës apo Kuranit se sa të humbisni kohë me lloj-lloj marrëzisht që njerëz me ligësi organike shpirtërore shpërndajnë duke bërë atë që është çnjerëzore përveç se nga ana profesionale tërësisht e padobishme”,- deklaroi Rama.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë komunikimit me qytetarët, kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj akuzave të Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë si parti

Kryeministri Edi Rama ka përmendur sot sërish lëshimet që do të bëhen nga java tjetër për lëvizjen e cila është kufizuar pothuajse plotës

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë, që biznesi i vogël dhe personat e mbetur pa punë, të mos

Enkelejd Alibeaj nga selia e Partisë Demokratike, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk bën transparencë për tenderin e ushqimeve.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me aktin normativ, që hyri sot në fuqi sa i takon shtyrjes së detyrimeve të qirasë kundrejt di

Kryeministri Edi Rama pas 27 rasteve të reja të 24 orëve të fundit me koronavirus deklaron se Shqipëria tashmë ka hyrë në zonën e zjarrit

Publikohet në Fletore Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi prej ditës së djeshme akti normativ i cili shtyn me paguarjen e qirasë së muajit prill

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në krah të mediave, duke shkruar se nuk mund të braktisen nga autoritetet në këto momente të vështira.

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe njëherë për aktin normativ  të lidhur me mospagimin e qerasë për dy muajt në vijim.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me shqiptarët që kanë mbetur në pikat kufitare.