"Kryeministri Edi Rama do të kthehet në skenën e krimit!" "Kryeministri Rama është i paligjshëm në Durrës!"

Këto janë mesazhet që ka marrë nga shumë qytetarë të Durrësit kreu i PD-së lokale, Ferdinand Xhaferaj që në momentet e para kur ka mbërritur në zyrë mëngjesin e sotëm.

Sipas Xhaferaj, durrsakët janë shumë të revoltuar nga kthimi i Ramës në qytetin e Durrësit, pas publikimit të përgjimeve të dosjes 339/1 nga gjermania Bild.

Kryeministri Rama do të mbajë pasditen e sotme, në orën 18.45, një miting elektoral në sheshin "Liria" të qytetit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda thirri ditën e enjte për të dëshmuar lidhur me dosjen në fjalë deputetin e Shijakut Ilir Ndraxhi dhe ish-kreun e Hipotekës së Durrësit, Ani Dyrmishi, të dy emra të lakuar në përgjimet e bëra publike në media.