Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga Covid-19 në vendin tonë.

Ashtu siç është lajmëruar edhe më parë, Rama sqaron se spitali Covid4 është gati për të pritur pacientët e infektuar me virusin vdekjeprurës.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES 

Spitali Covid4 është gati me gjithçka duhet në vijën e zjarrit, por ju lutem kujdesuni për veten e të tjerët, sepse kjo luftë ku ne s’do të lemë asgjë mangut, deri në fund, fitohet vetëm duke bërë secili të vetën

#GjithçkaPërShëndetin

#MASKA

#DISTANCA

#HIGJIENA

dhe mbi të gjitha, të shmangim çdo dalje nga shtëpia që nuk është e domosdoshme..”