Rama sqaron si do funksionojë sistemi i leje-daljeve për pazar: Pensionistët s'kanë leje

27/03/2020 - 16:19

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar si do funksionojë nga e hëna sistemi i ri i leje-daljeve për të bërë pazar.

Aplikimi do të bëhet nëpërmjet portalit e-albania, ndërsa Rama theksoi se pensionistëve nuk do ti pranohet aplikimi për leje.

"Kjo është leje dalje për pazar, leje dalja për në punë ka autorizim të veçantë. Është një leje automatike, sapo ti aplikon leja të shfaqet në telefon. E njëjta gjë vlen edhe për telefonat që nuk janë smart, por në këtë rast kohëzgjatja është më e madhe.

Për ata që nuk disponojnë një kompjuter apo një smartphone, por kanë një telefon të zakonshëm, të marrin masa nesër për shpenzimet, sepse nuk do të qarkullojnë dot, nëse nuk e lejon procedura që të qarkullojnë. Ne po punojmë me kompanitë celulare që kjo procedurë të jetë gati qysh ditën e nesërme.

Pensionistëve nuk do të jepet leje. Ata nuk mund të aplikojnë në këtë sistem. Ata duhet të qëndrojnë në shtëpi. Për ata që nuk i kanë fëmijët afër, do të kujdesemi ne për ilaçe dhe pazare. Nuk do të dalin më pensionistët në rrugë, pasi do të penalizohen. Vetëm një anëtar familjeje që do të dalë në Pazar. Ai që shkon në punë do të vazhdojë me lejen e zakonshme.

Nuk mund të kërkojnë më shumë se dy anëtarë familjeje që të marrin leje. E mira është që anëtarët e familjes që shkojnë në punë kur të kthehen të bëjnë edhe pazar. Të gjithë duhet të kenë në telefon atë leje që ka marrë që policia ta marrë në konsideratë.

I kam kërkuar Erion Veliajt që të mundësojë të gjitha tezgat e lagjeve në distanca. Të bëhet pazari pa u futur në një kanal për të marrë ushqimet.Nga e hëna të gjitha tregjet do të jenë të tilla. Një gjë të tillë u kam kërkuar edhe kryetarëve të bashkive në qytetet e tjera."

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa foto të jelekëve tradicionalë me ar të zonës së Beratit që ruhen në Muzeun Etnografik të këti

Deputeti Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në tryezën për reformën zgjedhore deklaroi se palët kanë rënë dakord për voti

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Opinion”, ka hedhur akuza ndaj mazhorancës.

Ka përfunduar rreth orës 21:00 tryeza për reformën zgjedhore, ku në mbylljes të saj, përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi u shpreh se sot ë

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar duke përfituar nga pandemia, për të grabitur

Deputetja Rudina Hajdari ka depozituar në Kuvend një projekt-ligj në lidhje me referendumet.

Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një psotimi në Twitter shprehet se kriza e thellë ekonomike dhe papunësia në Shqipëri, do marrin zgjidh

Ministri Arben Ahmetaj tha se vendi po shkon drejtë një hapje graduale, pas bllokimit nga koronavirusi, ndërsa ka sqaruar edhe paketën e

Kryeministri Edi Rama njofton se kësti i kredive do të shtyhet edhe me tre muaj për t'u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që janë prekur n

Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveva Ruiz Calav