Kryeministri Edi Rama ishte sot përballë studentëve në emisionin Top Shoë, në një diskutim të “nxehtë” me ta për 8 kërkesat e shtruara.

Në debat e sipër kreu i qeverisë teksa i përgjigjej pyetjeve të disa prej studentëve që e pyetën tha: “Ju do i pini lëngun kërkesave, pasi në universitet jeni njerëz që s’ju llogarit njeri”.

Je i gatshëm për plotësimin e pikave?- pyeti një studente.

Ndërkohë kryeministri tha se “jam i gatshëm dhe për më shumë se kaq. Ju jeni sot në protestë, kalojën tre ditë dhe do ikni, e pastaj do vazhdojnë ata që djegin goma. Prandaj dua që ju të vazhdoni, por jo ato 3 strukturat e tjera.

Tavani i pagesës e dini pse është vënë? Sepse kur u vendosën çmimet nga rektorët e dekanët, qeveria i tha jo, e keni shumë lart,” tha Rama.