23 shtator 2013- Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë publike takimin që ai ka zhvilluar sot me ish-kryeministrin britanik Toni Bler si dhe Presidentin e Bankës Botërore, Jim Kim, në kuadër të vizitës së tij disa ditore në SHBA.Rama bën të ditur se në fokus të bashkëbisedimit me Tony Blair dhe Presidentin e BB kanë qenë prioritetet e Shqipërisë. Rama gjithashtu paralajmëroi se "së shpejti pranë Kryeministrisë do të ngrihet një njësi speciale për prioritetet e Shqipërisë”.