27/10/2020 - 11:23
Kryeministri Edi Rama është pritur sot në një takim nga gjenerali Abass, pak para kthimit të tij në Atdhe bashkë me fëmijët shqiptarë që ishin në kampin e Al-Hol-it në Siri.
Nga Beiruti, kreu i qeverisë shqiptare falënderoi publikisht gjeneralin, për ndihmën e paçmuar për kthimin e fëmijëve të tjerë nga Siria.
"Beirut – Me Gjeneralin Abass përpara kthimit në atdhe bashkë me fëmijët, për ta falenderuar për ndihmën e tij të paçmueshme, si edhe për të konfirmuar sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë. #Faleminderit #Shukran", shkruan Rama.
/portali DurresLajm/