Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me homologun e tij grek, Alexis Tsipras.

Takimi po mbahet në Kroaci, në kuadër të takimit 16+1 iniciuar nga Kina.

Një javë më parë, Rama dhe Tsipras patën një bisedë telefonike për çështjen e pronave në jug të vendit.

Takimi i fundit Rama-Tsipras u zhvillua dy vite më parë gjatë punimeve të OKB-së, në New York.