Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama Rama ka mbërritur në Athinë, ku është pritur nga homologu vendas, Kyriakos Mitsotaqis, me të cilin ka pasur dhe një darkë pune.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Rama falënderon kryeministrin grek për mikpritjen dhe vlerëson marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij. Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, shkruan Rama.

Në këtë vizitë që do të zgjasë edhe ditën e nesërme, mësohet se pritet të diskutohet dhe për çështjen e detit, një diskutim ky që ka shkaktuar një debat të ashpër në të dy anët e kufirit.

Kryeministri Rama është takuar më herët me presidentin turk Erdogan dhe pas vizitës në Greqi ai pritet të udhëtojë drejt Berlinit./