Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij në qytetin e Bled, Slloveni këtë të shtunë.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se në takimin me kryeministrin Janez Jansa u diskutua plani i investimeve të BE-së në Ballkanin Perëndimor si dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në union.

“Me ftesë të kryeministrit të Sllovenisë, Janez Janša, në Bled për të diskutuar mbi Planin e Madh të Investimeve të BE në Ballkanin Perëndimor, ecurinë e procesit të integrimin europian në Shqipëri e në rajon, gjendjen politike dhe ekonomike të vendeve të rajonit, në kontekstin e përgatitjeve mbresëlënëse të Sllovenisë për mandatin e Presidencës së Bashkimit Europian vitin e ardhshëm” – shkruan kreu i qeverisë.