Gjatë një vizite në Zvicër ku do të marrë pjesë në forumin ekonomik të Davosit, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me një mik të veçantë.

Rama ka takuar një shqiptar nga Kosova, që shërben në policinë e Zvicrës dhe kreu i qeverisë ka ndarë me ndjekësit një bashkëbisedim me policin.

"Ja shqiptarët që ruajnë Zvicrën, siç ruajmë Kombet e Bashkuara. Siç ruajnë edhe shumë vende. Nga Gjilani apo jo (i drejtohet policit kryeministri) ("Po" i përgjigjet ai) Të fala të gjithëve në Gjilan, në Kosovë, në Shqipëri nga policia shqiptare e Zvicrës", shprehet në video Rama.