Kryeministri Rama tha se 93% e shqiptarëve janë të dashuruar me Bashkimin Evropian, por kjo dashuri e verbër tha ai nuk është arsye për të buzëqeshur. Shefi i qeverisë tha se BE sot kërcënohet nga verbëria ndaj historisë së vet BE.

"Kanë ardhur në një vend ku 93% e njerëzve mbështesin integrimin në BE. Është një shifër që me siguri nuk gjendet në vendet tuaja për arsye të ndryshme. Por nuk është një arsye për të buzëqeshur me çudi kur e dëgjoni, sepse ne nuk jemi naiv në këtë dashuri thuajse të verbër për BE që sot kërcënohet nga verbëria ndaj historisë së BE. Ne jemi thjesht dhe vetëm pjesë e një territori që luftën nuk e ka parë në thjesht në televizor në arkivat bardhezi apo përmes filmave të krijuar më pas për të, por e kemi pasur këtu. 500 mijë shqiptarë nga Kosova këtu i ka sjellë lufta. Ashtu si kundër në gjithë këtë rajon viktima të panumërta ka bërë lufta në kohën kur në BE lufta konsiderohej thjesht një çështje e zgjidhur e të shkuarës falë BE-së. Me kënaqësinë e madhe që sot keni ardhur në një vend që në 93% të popullsisë është i dashuruar me Evropën dhe me urimin që në Evropë ta rigjeni dashurinë për vetëveten unë ju falënderoj shumë", tha Rama.