Rama: Të hënën publikojmë planin për hapjen e riatdhesimit, kusht karantinimin

10/04/2020 - 13:30

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama njofton se të hënën do të publikojë planin e një hapjeje shumë graduale të rrugës së riatdhesimit te shqiptarëve, me kushtet përkatëse detyruese të karantinimit 14 ditor, nën rregulla të forta sigurie!

Duke i mirëkuptuar ankesat e të gjithëve, Rama shkruan se sërish kërkon vigjilencë dhe kujdes për të mos çuar dëm sakrificat e bëra deri më tani.

POSTIMI I RAMES

Duke ju kërkuar 1000 herë ndjesë të gjithë atyre që janë rezidentë në Shqipëri dhe për arsyen madhore të mbrojtjes së popullit e të vendit tonë nga agresioni i armikut të padukshëm, kanë mbetur jashtë kufijve të mbyllur, si edhe duke u nisur nga mbajtja nën kontroll e kurbës së infeksionit deri tani, jemi gati të publikojmë të hënën planin e një hapjeje shumë graduale të rrugës së riatdhesimit, me kushtet përkatëse detyruese të karantinimit 14 ditor, nën rregulla të forta sigurie!

Duke i mirëkuptuar të gjitha ankesat e madje edhe sharjet e fyerjet, për mbylljen e plotë të kufijve dhe me bindjen se edhe ata, që nuk përmbahen fare në mallkimet që lëshojnë, e kuptojnë se masa ekstreme e ndalimit për t’u kthyer në këtë fazë, diktohet nga interesi jetik i mbrojtjes së shëndetit të popullit shqiptar, u lutem të gjithëve të bëjnë edhe pak durim

Luftërat nuk vijnë për të sjellë as gëzime, as qetësi, as ekonomi, po sjellin plagë, dhimbje, stërmundim dhe nëse sot nuk kemi qindra të vdekur, mijëra të plagosur nëpër spitale e një re të zezë mbi kokat tona, si shumë vende më të mëdha e më të zhvilluara se Shqipëria, kjo nuk ka ardhur nga qielli, po falë pikërisht masave të forta që kemi marrë dhe sakrificës së përditshme të secilit prej nesh!

Ne nuk mund ta humbim këtë luftë, e nuk do ta humbim këtë luftë, sepse ne nuk jemi pasardhësit e heronjve, dëshmorëve e luftëtarëve shqiptarë në shekuj, vetëm kur kemi festa e kur këndojmë këngë për ta, po edhe kur duhet të bëjmë detyrën tonë ndaj atdheut, popullit, njëri – tjetrit, SOT MË SHUMË SE KURRË, si #njëAtdhe  #njëFamilje

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Opozita ka depozituar zyrtarisht propozimin e saj për qeveri kujdestari 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare në Këshillin Politik për Re

Këshilli Politik është mbledhur për të diskutuar çështjet e mbetura pezull të Reformës Zgjedhore, teksa nuk dihet nëse do të ketë kohë pë

Partia Demokratike dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet akuzojnë kryeministrin Edi Rama se shpërdoron 100 mijë euro të shqiptarëve pë

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti i PD-së, Gazment Bardhi shkruan se ndërkohë që vendi është mbërthyer nga kriza, Edi Rama zgj

Sot është afati i fundit i dakordësuar nga palët për përfundimin e Reformës Zgjedhore, por Këshilli Politik ka shtyrë mbledhjen që ishte

Sot Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ishin vetëm 2 mjekët e infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit, por PD akuzon se shifrat po fsh

“Prishja e ndërtesës së vjetër dhe të shkatërruar të Teatrit Kombëtar, në zemër të Tiranës, për t’u zëvendësuar nga një ndërtesë e re, pr

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga skadimi i afatit që mazhoranca dhe opozita u angazhuan për të përmbyllur Reformën Elektorale në tryezën

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar sot me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë për të folur për krizën ekonomike pas pandemisë Covid-19

Kryeministri Edi Rama e ka nisur të dielën me një postim për Teatrin e ri Kombëtar.