Edi Rama, tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia Covid-19 shihen nga departamentet ekonomike pranë PD Durrës si shkaktarët kryesorë të goditjes së fortë që ka marrë biznesi durrsak.

Gjatë mbledhjes së Departamenteve të Politikave monetare dhe Biznesit u theksua se “Taksat e papërballueshme dhe taksadaret në formën e hienave që terrorizojnë bizneset kanë emër dhe datë. 25 prilli nuk është zgjedhje është zgjidhja e lakut që pengon ekonominë të frymoje lirisht.”

Në postimin e tij në rrjete sociale, kreu i departamenteve, Ivo Jorgoni, nënvizon se PD Durrës ka hapur dyert për rininë durrsake me qëllim bashkëpunimin për të rimëkëmbur qytetin.

Më tej, Jorgoni rendit disa nga pikat kryesore të programit ekonomik të PD-së, siç janë:

  • Takse e sheshte 9% per tatim fitimin e biznesit te madh.
  • Biznesi i vogel me xhiro deri ne 140 mije $ ne vit s’do paguaje as TVSH dhe as Tatim Fitim. Pulla fiskale ne xham do mbaje larg taksidaret.
  • Anullim te takses progresive 23% mbi pagat, por takse te sheshte 9% mbi te ardhurat per cdo qindarke mbi 300mije leke te vjetra (300mije lekshi i pare nuk tatohet).
  • Ulje te cmimit te energjise qofte per bizneset ashtu edhe konsumatoret familjare.
  • Anullim te takses Rama prej 240 lekesh/liter per karburantin

Edi Rama , tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia kanë goditur biznesin në qytetit bregdetar të Durrësit deri në pikën e…

Posted by Ivo Jorgoni on Monday, January 18, 2021