Ndërsa opozita vijon të protestojë dhe të deklarojë se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor, mazhoranca nga ana tjetër vazhdon me përgatitjet. Mësohet se sot pasdite 61 kandidatët e PS-së për bashkitë janë njoftuar për një takim me kryeministrin Edi Rama të shtunën paradite. Takimi pritet të organizohet në selinë e PS-së.

Ende nuk ka asnjë informacion se për çfarë do të diskutohet konkretisht, por tema kryesore janë patjetër zgjedhjet. Rama do të japë porositë e tij për kandidatët në një fushatë pa garë e në disa raste me garë farsë me kundërshtarë të sajuar nga partitë e tjera të vogla.