Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur presidentit Ilir Meta lidhur me thirrjen e këtij të fundit për të reflektuar dhe t’u tërhequr nga ndërtimi I HEC-eve në Vjosë.

Përmes një postimi në Twitter, Rama thumbon Metën teksa shkruan se kur ishte në qeveri me Berishën nuk mbrojti Valbonën ndërsa sot ngre zërin për mbrojtjen e Vjosës.

“Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen!

Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun! Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!”