Rama tregon kush do të riatdhesohet pas mbylljes së kufijve: Është listë e mbyllur

27/03/2020 - 22:41

Kryeministri i vendit Edi Rama, ashtu siç ka bërë në ditët e fundit ka mbajtur një komunikatë me qytetarët, ku ndër të tjera ka folur edhe rreth personave që kanë mbetur jashtë kufijve pas marrjes së masave kundër CoVid-19.

Rama ka thënë se jo të gjithë ata persona që duan do të rikthehen në Shqipëri. Sipas tij, këtë periudhë të vështirë që po kalon vendi ynë, do të riatdhesohen 1379 persona.

Kreu i qeverisë është ka sqaruar se nuk mund të kthehen me avionin “Lasgushi” ata që jetojnë jashtë vendit, por ata që kanë mbetur rrugëve të Europës dhe vendeve të tjera për shkak të mbylljes së kufijve.

“Sot kam lajmëruar se do të riatdhesojmë janë një listë e mbyllur prej 1379 persona. Nuk kamë thënë që do nisim avionin dhe do sjelli mbi 300 mijë njerëz në Shqipëri. Kjo nuk është e arsyeshme dhe as e mundur. Nuk jemi në gjendje t’i marrim të gjithë të rikthen këtu, por ata persona që kanë vërtet hallë dhe ngecën në vende të ndryshme të botës për shkak të mbylljes së kufijve. Kush jeton jashtë vendit dhe kujtohet sot se dua të kthehem në Shqipëri nuk është e mundur. Kush thotë se dua të vijë në Shqipëri tani se atje koronavirusi nuk po bën hatanë si në vendin ku jemi, nuk ka për të ndodhur. Ne do sjellim vetëm raste emergjence dhe është një listë e mbyllur. ‘Lasgushi’ do të mbledhë ata njerëz që janë në listat e ambasadave dhe asnjë më shumë. Nga ana tjetër ata që alarmohen se ato mund të sjellin virusin , është të flasësh në hava” tha Rama.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deputeti Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në tryezën për reformën zgjedhore deklaroi se palët kanë rënë dakord për voti

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Opinion”, ka hedhur akuza ndaj mazhorancës.

Ka përfunduar rreth orës 21:00 tryeza për reformën zgjedhore, ku në mbylljes të saj, përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi u shpreh se sot ë

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar duke përfituar nga pandemia, për të grabitur

Deputetja Rudina Hajdari ka depozituar në Kuvend një projekt-ligj në lidhje me referendumet.

Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një psotimi në Twitter shprehet se kriza e thellë ekonomike dhe papunësia në Shqipëri, do marrin zgjidh

Ministri Arben Ahmetaj tha se vendi po shkon drejtë një hapje graduale, pas bllokimit nga koronavirusi, ndërsa ka sqaruar edhe paketën e

Kryeministri Edi Rama njofton se kësti i kredive do të shtyhet edhe me tre muaj për t'u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që janë prekur n

Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveva Ruiz Calav

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar edhe njëherë bizneset që të aplikojnë për pagën e luftës për punonjësit, pasi në të kundërt do të