Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Rama: Turp nëse vini në diskutim votën për PS, nuk i dua për vete

10/04/2021 - 18:34

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar takimet elektorale në Vlorë, ku u shpreh se nuk kërkon asnjë votë për vete. Ai tha se votat i kërkon për Partinë Socialiste dhe për numrin 12, pasi sipas tij ky numër përcakton nëse qytetarët e duan vërtet Vlorën.

Më tej numri një i socialistëve u tha qytetarëve të Vlorës se nëse vinin në diskutim numrin 12 është turp. 

“Nuk dua asnjë votë për veten time dua votë për numrin 12. Katër vite herë 3 mandate bëjnë 12. Numri 12 është numri 12 është numri që përcakton nëse jemi me Vlorën apo me të shkuarën e tmerrshme për Vlorës. Nuk po flas me të shkuarën e 1997. Mos shkoni pas berihajt se nuk është tifozllëk, ky dhe është turp që të vihet në diskutim numri 12 këtu. Po them këtu jo në vende të tjera. Atë këngën “Vlora, Vlora” që këndoni ju, ma këndojnë mua. Të gjithë thonë na bëni si Vlora",- tha Rama.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit.

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në KQZ dosjen ankimore për shkeljet e pretenduara në 9 qarqe të vendit në zgjedhjet e 25 prillit, me p

Pak ditë pasi kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Gjirokastër, LSI ka ankimuar ditën e sotme në KAS rezultatin e zgjedhjeve në

Partia Demokratike vijon të denoncojë shit-blerjen e votave në zgjedhjet e 25 prillit.

Partia Demokratike vijon të denoncojë parregullsitë në zgjedhjet e 25 prillit.

Presidenti Ilir Meta iu drejtua me një mesazh të fortë shqiptarëve dhe politikës në Ditën e Europës.

Kryeministri Edi Rama ka uruar ditën e Evropës nëpërmjet një video në rrjetet sociale.

Kryeministri Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë uruar përmes postimive në rrjetet sociale të gjithë besimtarët myslimanë për Natën e Kadr

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela festojnë sot përvjetorin e tyre të martesës.

Ish-deputeti demokrat, Hailm Kosova, kritikoi ashpër grupin kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të krijuar pas zgjedhjeve