Rama urim special për Filip Çakulin në 65-vjetorin e lindjes: Humori i tij, një thikë me 40 presa

18/10/2020 - 16:49

Në një postim të gjatë në Facebook, kryeministri Edi Rama i ka uruar Filip Çakulit, drejtorit te emisionit investigativ “Fiks Fare”  në Top Channel 65-vjetorin e lindjes. 

Rama shkruan se Filipi është një prej talenteve të spikatura të shoqërisë shqiptare.

“Fati e desh që kamerdarja e tij të ngecte një ditë në gjirin e Top Channel-it dhe më në fund këmbët gjithnjë në ujë të Filipit të puthnin Tokën e Premtuar”, thekson ndër të tjera kryeministri.

Postimi i Ramës

FILIP ÇAKULI është një prej talenteve të spikatur të shoqërisë shqiptare, që tek humori gjeti kamerdaren e shpëtimit në detin e ferrit të diktaturës së proletariatit, ku kush nuk ngjeshej fort në kominoshen e Njeriut të Ri brenda Titanikut komunist, mund të mbytej sa hap e mbyll sytë nën goditjen e dallgëve të pamëshirshme.

Me atë kamerdare Filipi erdhi vërdallë rrotull Titanikut, herë u zhyt si polumbar, herë u ngjit marinar e herë u përvodh si peshkatar, herë u pa si shpëtimtar e herë u duk si notar, në një karrierë ku nga afër ai i ngjante kapitenerisë si shërbëtor i popullit e nga pak më larg i përngjante si gjarpër në gji, derisa Titaniku u mbyt dhe Filipi doli pa lagur në bregun e lirisë. I rrahur me vaj e me uthull, i lexuar e i papërtuar, po mbi të gjitha mjaftueshëm i aftë për të mos e marrë veten aq seriozisht sa për t'u ngjeshur fort në kominoshen e re të demokracisë dhe mjaftueshëm i regjur sa për të mos e mbajtur kamerdaren e vjetër si të vetmin mjet të pandashëm prej vetes, Filip Çakulli u përfshi në Lëvizjen Demokratike, në Rilindjen Demokratike, në Partinë Demokratike, po mbeti njësoj i dyzuar e i dyshuar.

Fati e desh që kamerdarja e tij të ngecte një ditë në gjirin e Top Channel-it dhe më në fund këmbët gjithnjë në ujë të Filipit të puthnin Tokën e Premtuar të dikujt si ai, që as e kupton e as e jeton dot jetën pa humorin si artin e komunikimit me të tjerët e të ndërveprimit me shoqërinë. Aty lindi nën komandën e Filip Çakullit edhe njësiti më subversiv i revolucionit kopernikan të Tanit të Topit në botën e medias shqiptare, "FIKS FARE", i cili solli një nga ndryshimet më mbresëlënëse në historinë e humorit shqip, duke e kthyer humorin në një thikë jo me dy, po me dyzet presa!

Sot që Filip Çakulli mbush nuk ka rëndësi se sa shumë vjeç, më kujtohet hera e parë kur e kam hasur fytyrën e tij dykuptimshe, në Lushnjë, në dritaren e apartamentit të vogël të poetit Bujar Xhaferri, ku babai i ardhshëm i "FIKS FARE"-s, futi kokën dhe tha, të rrojë Partia!

Të rrosh sa malet Filip, bashkë me partinë natyrisht!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka zhvilluar sot një takim me kontigjentin shqiptar që shërben në Herat dhe Kabul, të cilët kanë qenë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur në qarkun e Durrësit një tjetër investim, i cili ka në fokus përmirësimin e cilë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sjellë në vëmendje një raport të Eurostat që e rendit Shqipërinë të 6-tën në botë për emi

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka mashtruar qytetarët.

Ish-deputetja demokrate dhe ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka zhvilluar një "intervistë" me ndjekësit e saj në Instagram.

Partia Demokratike ka zyrtarizuar ditën e sotme drejtuesin politik në qarkun e Beratit dhe Dibrës për zgjedhjet e 25 prillit.

Thuajse tre muaj nga dita e zgjedhjeve, kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco, organizoi sot një ta

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në kantierin e ndërtimit në Vorë ku ka parë nga afër punën e deritanishme.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ka patur një takim online me kryekomisionerin shtetëror të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashki kët

Bashkia e Durrësit ka reaguar lidhur me denoncimin që bëri një ditë më parë Ferdinand Xhaferraj, për pallatin e dëmtuar të disa banorëve