Kryeministri Edi Rama edhe sot nuk i është ndarë thumbimeve e ironive për rivalin e tij , kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Pas Kuvendit Kombëtar, përmes një videomontazhi kryeministri teksa e vë Bashën në rolin e portierit, nuk ngurron të vërë në dukje në mënyrë ironike përçarjet brenda Partisë Demokratike.

Rama në video rikthen në skenë edhe disa nga pjesëtarët e “Gardës së vjetër”.

Në video, Basha në rolin e portierit pëson dëmtime dhe goditje të njëpasnjëshme nga të larguarit e PD-së, që njihen edhe si kritikët e tij.