Rama vizitë "blic" në Durrës, njihet me programet e trajnimit për të papunët (VIDEO)

15/04/2019 - 18:53

Gjatë një vizite në Durrës, kryeministri Rama vizitoi Qendrën e Formimit Profesional, pjesë e një programi trajnimi kombëtar, ku synohet trajnimi i 20 mijë punëkërkuesve të papunë.

Programi i quajtur “Start SMART” është një paketë e lançuar nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, që synon të shtrihet në të gjitha qytetet e vendit.

“Shumë mirë, të jeni të sigurtë që kjo ju ndihmon shumë, sepse ju e keni dëshirën për punë, por s’keni ende një kualifikim minimal. Kështu që këtu merrni disa parime bazë, pastaj në vijim ne do t’iu ndihmojmë për të pasur kontaktet e duhura me sipërmarrjet dhe për të filluar punë”, tha Rama.

Kryeministri nuk i kurseu batutat gjatë bashkëbisedimit me disa të rinj që po mësojnë profesione të reja.

“Mirë shumë, pastaj do t’iu ndihmojmë të sistemoheni në punë. Çfarë inshallah? Mbaroni kursin njëherë, se edhe Allahu thotë ndihmo veten, të të ndihmoj. Ndryshe s’bëhet”, tha Rama.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përgjigjja absurde e kryetarit të ri të Akademisë së Shkencave, ndaj gazetares Enkelejda Mema, ka sjellë reagime të shumta nga politika.

Reagimi i papranueshëm i kreut të sapozgjedhur të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, ndaj gazetares së Televizionit Klan, Enkelejd

Konektiviteti global si dhe kuotat multilaterale për transportin rrugor të mjeteve transportuese të tonazhit të lartë ishin në fokus të M

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një qëndrim zyrtar para protestës së opozitës mbrëmjen e kësaj të shtune, duke shprehur bindjen se

Pas 3 letrave të para, kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një letër të katërt publike kryedemokratit Lulzim Bashës.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar protestën e sotme kombëtare të opozitës "një cunam të historisë".

“Nuk ka asnjë kufi, të cilën ne si gra, nuk mund ta arrijmë”.

Pas deklaratës së djeshme të Presidentit të Republikës, Ilir Meta se është i gatshëm të rishikonte shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Shqipë