Negociatat e ngrira mes Shqipërisë dhe Greqisë pritet të nisin brenda këtij viti. Në fund të tetorit, Kryeministri Rama do të jetë në Athinë si pjesë e samitit të vendeve euro- arabe.

Vetë Rama ka konfirmuar në një intervistë për televizionin grek "Ert" se do të takohet dhe me homologun grek Mitsotakis, ku siç pohon, do të diskutojnë dhe për paketën e çështjeve që kërkojnë zgjidhje mes dy vendeve.

Në intervistën për kanalin televiziv grek, Kryeministri nënvizon se të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri janë mëse të respektuara, çështje kjo që është në krye të axhendës së qeverisë së Athinës sa i takon bashkëpunimit me Tiranën zyrtare.

Madje jo pak herë respektimi i të drejtave të minoritetit është lidhur me fatin e integrimit të Shqipërisë.