Rama zbardh vendimet e mbledhjes së qeverisë

12/01/2018 - 17:17

   Kryeministri Edi Rama në një konferenë për shtyp ka folur për vendimet që u morën në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Kreu  i qeverisë e ka cilësuar Lezhën si një qark me potenciale të mëdha. Si ndër më të rëndësishmit Rama iu referua programit të agro-turizmit dhe infrastrukturës rrugore.

Theksin kryeministri e vuri edhe tek projekti i rrugës kombëtare Milot-Balldren si dhe aksi që lidh Shëngjinin me Velipojën.

“Duke pasur parasysh që kjo zonë ka disa shembuj frymëzues të cilëve u jemi referuar për programin e agro-turizmit, besoj që do të stimulojë më shumë në këtë drejtim pasi potencialet janë më të mëdha .

Do vendosim kritere minimale dhe maksimale për të vlerësuar çdo subjekt. Të gjitha subjektet që do klasifikohen si agro-turizëm do pajisen me çertifikatë të posaçme e do mund të kenë financime.

Këtu potenciali është i madh dhe ka hapësirë për rritjen e konsiderueshme të punësimit. Në javët në vijim do miratojmë programin e plotë të zhvillimit.

Tjetër vendim i rëndësishëm është përcaktimi i një liste pas një procesi relativisht të gjatë bashkëbisedimi me të gjithë kryetarët e bashkive ku ne do stimulojmë zhvillimin e integruar rural që do shtrihet dhe në pjesën tjetër të hapësirës reale.

Fishta është një prej këtyre 100 fshatrave të parë që do mbështetet me një program të veçantë nga qeveria. Ky model ka të bëjë me infrastrukturën, me ndërhyrjet në dobi të trashigimisë kulturore.

Projekti kryesor më i rëndësishmi që është pjesë e programit 1 miliard për rindërtim, është projekti i rrugës kombëtare Milot-Balldren dhe me tunelin që mundëson kalimin nga ai xhepi fallco ku gjithë fluksi i trasnportit kombëtar futet si fshehurazi. Më tutje aksi që lidh Shëngjinin me Velipojën dhe që mundëson integrimin e zhvillimin e turizmit,” tha Rama.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në faqen e tij të ‘Facebook’ dy ngjarje në Vlorë dhe Laç që sipas tij janë fshehur nga policia

Pas protestës së banorëve të zonës së Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë vendimin e qeverisë për shembjen e banesave të tyre, vjen një

Pas protestës së banorëve të zonës së Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë vendimin e qeverisë për shembjen e banesave të tyre, vjen një

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ishte e pranishme sot në një takim me kryesinë e LSI Durrës.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha teksa u bë sot pjesë e protestës së banorëve në zonën e Unazës së Re, deklaroi se për këtë projekt qeveria

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati në Bruksel gjatë një konf

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka sulmuar ashpër kreun e PD-së, Lulzim Basha, për të cilin ka thënë se ky i fundit do të mbahet m

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i është rikthyer edhe një herë çështjes së ish-ministrit të Brendshëm teksa pyet në nj

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka sqaruar deklaratën e bërë një ditë më parë pas protestës së banorëve të Unazës së Re në dyert e b

Partia Demokratike ka përsëritur kërkesën sot për arrestimin e Vangjush Dakos, ndërkohë që ka kërkuar nga prokuroria t’u thotë shqiptarëv