Kryeministri Rama dha disa detaje mbi përmbajtjen e paketës ekonomike të zgjeruar që ai ka paralajmëruar se do të bëhet publike brenda 15 prillit.

“Për berberët që janë mbyllur dhe ata do të marrin pagën përkatëse, që po e studiojmë. Do të jetë pjesë e paketës së zgjeruar brenda 15 prillit. Linjat ajrore do të hapen, kur situata të ketë kaluar.

Kam marrë ankesa nga biznese të vogla, si rropaqepësi, servis makinash, me ligjin në fuqi është i hapur, por me zakonin në fuqi është i mbyllur, pasi nuk ka fluksin që lëviznin, tani dhe kur dalin sa për punë dhe kthehen. Po ashtu, profesionet e tjera hidraulikë, agjenci turistike, dizajner, që punojnë me printime, e te tjere, taksistë janë biznes i vogël. Këta dhe ndonjë kategori tjetër, do të jenë pjesë e zgjerimit të paketës së mbështetjes. Janë biznese të vogla, të mbyllura de facto, si rezultat i luftës. Ata që janë punonjës për linjat e transportit. Dhe që praktikisht janë në shtëpi se nuk ka transport urban e ndërurban. Do jenë pjesë e paketës së zgjeruar”,- sqaroi Rama.