Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me studentët në lidhje me investimet në konvikte. Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë u zotua se do të hapë kantierin më të madh në arsim, duke investuar në sektorë të ndryshëm.  

“Hap pas hapi do kemi kantierin më të madh të investimeve në arsim në të gjithë këto 30 vite.  Do investohet në arsim, siç nuk është investuar ndonjëherë në këtë sektor”, tha Rama.