Ramaforma/ Meta rrugës për Tropojë vazhdon me ironi: Mund ta mbyllte z.Agaçi

05/07/2019 - 10:38

Presidenti Ilir Meta shprehet se po lexon gazetat e përditshme duke udhëtuar drejt Tropojës.

Meta nënvizon se reforma në drejtësi u shndërrua në Rama-reformë, teksa shton me ironi se “ka kaluar Spaçin”.

Po me ironi, kreu i shtetit thekson se këtë Ramaformë mund ta kishte mbyllur z.Aga-i për një javë dhe disa miq të inamoruar pas reformës të brohorisnin “È buono per l’Albania”.

Postimi i Metës:

Mirëdita të dashur miq!

Duke udhëtuar drejt Tropojës sapo përfundova leximin e shtypit për sot. Ndaj ju ftoj edhe ju që të lexoni me vëmendje një shkrim i cili ndihmon për të kuptuar si funksionon shndërrimi i Reformës Historike të Drejtësisë të 21-22 korrikut në Ramaformë. Më vonë, kur të jem më i lirë që të shkruaj me terezi do kënaqeni kur t’ju tregoj se pse sot pas tre vitesh nuk keni asnjë anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Askush më mirë se unë nuk ua tregon dot, jo se jam ndonjë tregimtar i madh, por për shkak të detyrave të larta edhe si ish-Kryetar i Kuvendit e si President i Republikës.

Të jeni të sigurt se fajin nuk e ka Reforma e bërë me 140 vota në Kuvend tre vjet më parë, por transformimi i saj në Ramaformë bashkë me një kor të strukturuar ndërkombëtar që nuk do të pranojë bashkëfajësinë për këtë dështim që po e vuajnë qytetarët, ekonomia dhe biznesi.

Shpresoj që këto “arritje” të Ramaformës të mos i mësojnë Profesorët e nderuar të Komisionit Venecias, të paktën gjatë verës, se më e pakta do kalojnë në gjendje të fikti, përveçse s’do e kuptojnë kurrë pse duhet të punonin e studionin për mëse një vit me intensitet aq të lartë e të vinin e të iknin shumë herë kur këtë Ramaformë mund ta kishte mbyllur z.Agaci për një javë dhe disa miq të inamoruar pas reformës të brohorisnin “È buono per l’Albania”.

E di që disa do thonë se kam frikë nga Reforma në Drejtësi e sidomos nga Spaku. Pa merak për të gjithë sepse sapo kalova edhe Spaçin. Kalofshi bukur sot të gjithë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Italian Xhuzepe Conte ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri, ku u prit nga homologi i tij Edi Rama.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Glover.

Këshilltarja për Integrimin Evropian e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Ilda Zhulali tha sot në një intervistë për “News24” se Komis

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka reaguar sërish për lëvizjet e bëra te grupi demokrat në Kuvend, ku Korab Lita u zyrtarizua një dit

Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali, priti sot në takim shefen e misionit të OSBE-ODHIR në Tiranë, Audre

Kryeministri Edi Rama në një video mesazh në Facebook ka folur për vendimin për çeljen e negociatave.

Presidenti Ilir Meta nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë që ka për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndaj edhe në këtë përvjetor të këtij

Kreu i Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka shprehur mirënjohje për qëndrimin e Gjermanisë sa i takon pozicionit të saj për çelj

Janë zgjatur me tre muaj hetimet nga Prokuroria eTiranës, për kreun e PD-së Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin, të akuzuar