Pas publikimit të raportit nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali, ku thuhet se “Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane”, ka reaguar edhe kryetyarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Kryemadhi deklaroi se raporti është dëshmi e qartë e rrënimit ku e ka çuar vendin Edi Rama dhe banditizmi i tij. 

"Askush më parë nuk ka qenë kaq thellë i përfshirë në trafiqe dhe llumin e bandave.Askush më parë nuk ka qenë kaq arrogant dhe tallës ndaj probleme dhe halleve të shqiptarëve. Askush me pare nuk i ka shpallur lufte biznesit, intelektualeve, teatrit duke qene thjesht armik i popullit te vet."

LSI, tha Kryemadhi, ka në plan që për 3 muaj të pastrojë Shqipërinë nga droga dhe llumi i Edi Ramës.

"Të çmontojë këtë qeveri dhe të shembi këtë sistem dhe për 3 muaj Shqipëria ti kthehet normalitetit dhe zhvillimit ekonomik."