Kryetari i Grupit Parlamemtar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të raportit të tretë mbi funksionimin e regjimit pa viza me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Me një postimi në facebook, Balla deklaron se ky është një tjetër “vendim pozitiv” i KE, ku, sipas tij, paraqitet përparimi i bëra nga Shqipëria në plotësimin e kërkesave të lëna nga raportimi i dytë.

Postimi i plotë i Ballës:

Një tjetër vlerësim pozitiv vjen sot nga Komisioni Europian. Në raportin e tretë e publikuar sot mbi funksionimin e regjimit pa viza me vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia), si dhe me vendet e Partneritetit Lindor, Komisioni paraqet qartazi përparimin e bëra nga vendi ynë në plotësimin e kërkesave të lëna nga raportimi i dytë.

Në raport Komisioni përmend ndër të tjera:

Përparim i mirë është arritur në zbatimin e veprimeve për të trajtuar migrimin e parregullt, përfshirë kontrollet e përforcuara kufitare.

Bashkëpunimi i mirë për ripranimin vazhdoi dhe duhet të ruhet, si dhe bashkëpunimi me BE dhe Shtetet Anëtare për migracionin dhe sigurinë.

Në raport Komisioni vlerëson rezultatet e arritura nga Shqipëria dhe sigurisht inkurajon “përmirësimin dhe qëndrueshmërinë e rezultateve”. #tëVendosurnëRrugëneReformave