Raporti i Sigurisë Kombëtare po mbahet sekret? Reagon Presidenca

12/09/2019 - 11:48

Presidenca sqaron edhe njëherë deklaratat e Presidentit të Republikës Ilir Meta për raportin e Sigurisë Kombëtare që mbante informacione për djegien e parlamentit më 8 qershor.

Në një njoftim për shtyp, zëdhënësi Tedi Blushi sqaron se "ditën e djeshme, Institucioni i Presidentit i ka nisur një kërkesë institucionit të lartë të sigurisë kombëtare, që mbështetur mbi ligj, t’i verë në dispozion edhe Kuvendit, raportin që i ka dorëzuar Presidentit në datën 7 qershor 2019.

Po dje, Institucioni i Kreut të Shtetit i ka dërguar një letër zyrtare edhe Kuvendit, ku e vë në dijeni lidhur me kërkesën e mësipërme."

NJOFTIMI I PLOTË

Me përgjegjësi maksimale, dua të rikonfirmoj vendosmërinë e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, të shprehur shumë qartë dje për të gjitha mediat dhe për mbarë opinionin publik, për të ushtruar të gjitha kompetencat e tij kushtetuese, si një PRESIDENT I SHTETIT TË SË DREJTËS.

Me keqardhje, por pa çudi, portale dhe gazeta të SHTETIT TË PROPAGANDËS DHE PPP-ve, me kokëfortësi të shpjegueshme, vazhdojnë ende të dezinformojnë opinionin publik me lajmin e rremë, sikur Presidenti Meta po mban sekret raportin e prodhuar nga institucioni i lartë i sigurisë kombëtare, që paralajmëronte rrezikun e djegies së Parlamentit në datën 8 qershor 2019.

Sikundër Kreu i Shtetit e sqaroi edhe dje shumë qartë, jam i detyruar të rikonfirmoj se:

Ditën e djeshme, Institucioni i Presidentit i ka nisur një kërkesë institucionit të lartë të sigurisë kombëtare, që mbështetur mbi ligj, t’i verë në dispozion edhe Kuvendit, raportin që i ka dorëzuar Presidentit në datën 7 qershor 2019.

Po dje, Institucioni i Kreut të Shtetit i ka dërguar një letër zyrtare edhe Kuvendit, ku e vë në dijeni lidhur me kërkesën e mësipërme.

Po kështu, ekipi i Këshillit të Sigurisë së Presidentit Meta, i kryesuar nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, z.Bahri Shaqiri është gati të bashkëpunojë në çdo kohë dhe me çdo institucion shtetëror për këtë çështje, të ndajë dhe të vendosë në dispozicion të gjitha informacionet, faktet apo edhe provat shkresore, filmike, audio dhe fotografike, që disponon.

Uroj që ky sqarim publik të lexohet drejt dhe të mos shtrembërohet sërish në “përkthimin” shqip-shqip që bëjnë në të tilla raste portalet dhe gazetat e SHTETIT TË PROPAGANDËS DHE PPP-ve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një reagim i ashpër vjen nga ish-deputeti i Parlamentit Europian Eduard Kukan, pasi sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën një ‘JO’ n

Shqipëria nuk mundi të marrë një vendim pozitiv për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Pas “Jo”-së së Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama ka përsëritur se kjo për

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i deleguar për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, kanë dalë në një konferencë me gazetarët lidhur me çështje

Ish-këshilltari demokrat i KB Durrës, Shkëlqim Fortuzi, ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale për mos hapjen e negociatave të v

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar pas vendimit negativ për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Ver

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndër të parët në lidhje me vendimin e BE-së për mosdhënien e PO-së për çeljen e negociatave për

Mbi vendimin e mosdhënies së PO-së për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në ka reaguar ish-deputetja Jorida Tabaku.

Negociatat e ngrira mes Shqipërisë dhe Greqisë pritet të nisin brenda këtij viti.