Rasti Bechetti, Spaho: Për rindërtimin nga tërmeti marrim borxh, për tekat e Ramës do paguajmë 109 mln €

13/07/2020 - 17:46

Në një intervistë për Ora News, nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka komentuar faktin se Shqipëria duhet t’i paguajë 109 milionë euro biznesmenit Francesco Becchetti, pasi gjykata e Arbitrazhit vendosi që mbyllja e televizionit "Agon Channel" ishte e paligjshme nga ana e qeverisë.

Spaho tha se është një rast flagrant ku duket se si abuzohet me pushtetin. Sipas tij, fatura prej 109 milionë eurosh është shumë e rëndë, sidomos në këtë krizë ekonomike në të cilën ndodhet vendi.

Ish-deputeti u shpreh se ne detyrohemi të marrim borxh për të ndërtuar shtëpitë e ndërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa për tekat e kryeminstrit Edi Rama, duhet të paguajmë 109 milion euro.

"Është një rast thellësisht flagrant, ku qartazi duket se si abuzohet me pushtetin. Sulmohet një media vetëm sepse ishte kritike me mazhorancën. Pasojat më pas i paguajnë qytetarët shqiptarë dhe ekonomia. Për shkak të tekave të Edi Ramës për të mbyllur Agon Channel, sot detyrohemi të paguajmë një gjobë prej 109 milionë euro, për shkak se arbitrazhi i gjeti të gjitha veprimet e qeverisë shqiptare të gabuara. Jo vetëm në kundërshtim me parimet bazë të lirisë së medias, por edhe nga pikë pamja e operimit të biznesit në Shqipëri, gjithçka është bërë në kundërshtim me ligjet. Është një faturë shumë e rëndë, 109 milion euro në kushtet e kësaj krize të thellë ekonomike, ku mund të ndërtoheshin 100 shkolla të reja. Sa mijëra familjarë janë pa shtëpi për shkak të dëmeve nga tërmeti të vitit të shkuar. Detyrohemi të marrim borxh sepse jo të gjitha ishin grante, pjesa dërrmuese është borxh. Pra për të ndërtuar shtëpitë e tyre marrim borxh, ndërsa për tekat e kryeminstrit duhet të paguajmë 109 milion euro. Imagjinoni sa shtëpi mund të ndërtoheshin me këto para, ose kitet që i duheshin Shqipërisë në kohën e pandemisë, por edhe për testime."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ekspertja e Task Forces Anticovid pranë PD, Liliana Shyqyriu, përmes një postimi në rrjete sociale renditi disa rekorde negative, si♪5 th

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ndodhet në Malësinë e Madhe për të zhvilluar takime me strukturat e kësaj

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim bashkëthemeluesit e lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e lirë”, Florian Hackaj dhe Bledar Mali

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka denoncuar në Facebook detyrimet e prapambetura të qeverisë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Eljo Hysko është shëruar nga koronavirusi.

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia shkruan në Facebook se edhe testet serologjike po dalin me rezultat të gabuar, duke shtuar se edhe kë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh solidariteti Kryetarit të Parlamentit të Libanit, Nahib Berri

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, del kundër aktit normativ të qeverisë për ndalimin e organizimeve të dasmave në lokale për sh

Presidenti, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me raportin e Qendrës për Pluralizëm dhe Liri Mediatike, i cili tregon se ka një përkeqësim të s

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka shpërndarë në rrjetin e tij social një postim të ish-kryeministrit Sali Berisha.