Nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gent Strazimiri, reagoi ndaj deklaratave të Edi Ramës, në mbrojtje të Ardian Dvoranit dhe paracaktimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të mos e shkarkuar shërbëtorin e Edi Ramës në Gjykatën e Lartë.

Sipas Strazimirit, “llumi në drejtësi është i Edi Ramës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë fletërrufe!”

Deklarata e plotë e Gent Strazimirit:

Llumi ne drejtësi është i Edi Rames. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë fletërrufe.​

– VENDIMI i Gjykatës Kushtetuese, nuk është fletë-rrufe, por I DETYRUESHËM PËR ZBATIM!!!!

– LLUMIN NË PALLATIN E DREJTËSISË, e ke gatuar ti vetë përmes spastrimit antikushtetues të gjyqësorit në "testimin" e gushtit 1997, Kushtetutës së 1998, dhe Ligjit për Organizimin e Drejtësisë të viti 2000, dhe Dekreteve të Rexhep Mejdanit, Alfred Moisiut e Bamir Topit, si Presidentë Republike dhe Kryetarë të KLD!

– "Ekspertë" edhe në atë kohë kishe: Luan Omarin, Fatmir Xhafën, Vasilikën, Dvoranin, Berberin, Sadushin, etj., të gjithë "të pavarur" dhe "shoqëri civile" !

– Në parlamentin 1997-2001, kishe mbi 2/3, dhe ke bërë gjithçka vetë me Skënder Gjinushin, Gafurr Mazrekun, Maks Hasanin dhe "maskat e tjera"! Opozita dhe Sali Berisha nuk kanë qenë pjesëmarrës, në as edhe 1 moment të vetëm!

– Vettingu do bëhet, fundi i ka ardhur "Edvingut" së bashku me ty!!!!

Tik- tak, tik-tak….