Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri pas mbledhjes së OSBE-së për reformën zgjedhore, ku u diskutua për financimin e partive politike tha se prezenca e PD në tryezë është e mirëpritur.

Gjiknuri tha se tryeza e Reformës Zgjedhore mund të përdoret edhe si një tryezë për të adresuar edhe çështje të reformimit të partive politike, përfshirë edhe Partinë Demokratike.

"Ne Partinë Demokratike e presim me propozime konkrete dhe kur ti shohim të shkuara do shprehemi në lidhje me to, se deri tani nuk kemi parë gjë përveç deklaratave politike. Prezenca e PD në tryezë është e mirëpritur. Sa i përket rolit të PD, prezanca e saj në tryezë është e mirëpritur. Unë jam i bindur që ne mund të kemi mundësi ta shfrytëzojmë këtë tryezë për të adresuar edhe çështje të reformimit të partive politike, sepse ajo mund të jetë një gjë që mund të trajtohet jashtë kuadrit të reformës zgjedhore, Pra, legjislacioni i ri për financimin e partive politike do të përfshije edhe partitë kryesore shqiptare që në këtë rast është edhe PD", tha Gjiknuri.