Reforma në drejtësi po dështon? Donald Lu: Korrupsioni pengoi...

Postuar: 23/06/2018 - 19:07

Ambasadori i SHBA në vendin tonë Donald Lu, e vlerëson ecurinë e procesit të vettingut në vendin tonë. I pyetur lidhur me pretendimet e disa njerëzve që kanë thënë se “reforma në drejtësi po bllokon sistemin e drejtësisë dhe po dështon”, ambasadori Lu ka shprehur qëndrimin e tij.

Ai thotë se me zbatimin e deritanishëm të procesit të vettingut, shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar sepse nuk mundeshin të justifikonin pasurinë e tyre të madhe. Madje sipas tij, ishte korrupsioni që pengoi funksionimin e këtyre gjykatave për vite me radhë.

Disa njerëz kane thënë se reforma në drejtësi po bllokon sistemin e drejtësisë dhe po dështon. Cili është komenti i Ambasadorit Lu mbi këto pretendime?

Vetingu po funksionon. Shumë gjykatës dhe prokurorë janë shkarkuar sepse nuk mundeshin të justifikonin pasurinë e tyre të madhe apo të tregonin se kishin integritetin e duhur për t’i shërbyer drejtësisë në Shqipëri. Disa njerëz e kanë kritikuar procesin sepse ka penguar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Unë nuk mendoj kështu. Ishte korrupsioni që pengoi funksionimin e këtyre gjykatave për vite me radhë. Vettingu po e ndreq këtë. Së shpejti Shqipëria do të ketë një sistem me gjykatës dhe prokurorë të pastër, që e kanë kaluar vettingun. Ai sistem është e ardhmja e Shqipërisë. /BalkanWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi bën fajtor Presidentin Ilir Meta, njëkohësisht bashkëshorti i saj, për kri

   Politikani i njohur Dashamir Shehi i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se trupa e policisë nuk është në gjendje të luftojë krimin,

   Debate të ashpra mes Monika Kryemadhit, kryetares së LSI-së dhe Alfred Pezës, sekretar për marrëdhëniet me mediat në PS, në emisionin

   Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas lëvizjeve që ndodhën sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku tre prokuror

Ka ardhur reagimi i parë nga opozita pasi maxhoranca votoi me 75 vota pro, ligjin për shembjen e Teatrit.

Kuvendi ka miratuar me 75 vota pro dekretin e Presidentit Meta për godinën e Teatrit, edhe pse opozita nuk ishte e pranishme në sallën e

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ka bërë thirrje kryeprokurores Arta Marku të nisë hetimet ndaj akuzave të opozitës se kryeministri E

Gjatë mbledhjes në Vlorë, opozita njoftoi dy nisma të rëndësishme të cilat është e vendosur ti realizojë me çdo kusht.

Nga Vlora ku denoncoi situatën e rëndë të rendit dhe sigurisë në këtë qark, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se vetëm në 12 muajt e fundit

Partia Demokratike dhe koalicioni opozitar ka braktisur Parlamentin edhe këtë të enjte, duke u mbledhur në Vlorë për të denoncuar gjendje