Tryeza e reformës zgjedhore mësohet se ka pranuar një nga propozimet e opozitës.

Bëhet fjalë për shkurtimin e periudhave zgjedhore

“Opozita kërkon shkurtimin e periudhës zgjedhore në të dy sezonet e parashikuar aktualë. Nga 3 muaj kërkohet që të bëhet 1 muaj. Opozita propozon që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës. Periudhat e zgjedhjeve të propozuara nga opozita janë 15 prill-15 maj dhe 15 tetor – 15 nëntor.”, ishte një nga tre propozimet më të cilat opozita u ul sot në tryezë për diskutime.